LAJME Një i vdekur dhe 47 raste të reja me Covid-19 TV Prizreni - March 11, 2022 0 created by dji camera Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 356 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.817.199 doza të vaksinës. Deri më sot 818.072 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 98.500 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 1.021 testime, 47 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 61 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222.892. Në total numri i rasteve aktive është 797. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB