Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, sot ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, z.Naim Tërnava.
Gjatë takimit u bisedua për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, komunës së Prizrenit dhe Bashkësisë Islame të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Kënaqësi të prisja në takim Myftiun e Kosovës Z. Naim Tërnava i shoqëruar nga ef.Besim Berisha kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren dhe bashkëpunëtorë. Në takim biseduam për thellimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve tona.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Komunën e Prizrenit për të ruajtur harmoninë dhe tolerancën ndërfetare në qytetin tonë.
Prizreni njihet si djep i kulturës, historisë, civilizimit dhe simbol i bashkëjetesës e tolerancës fetare dhe shumë etnike. Prandaj ne do të punojmë së bashku për të ruajtur vlerat tona të përbashkëta.