Home VENDI Ngritja e çmimeve, Haradinaj – Kurtit: Vepro ose lësho rrugë

Ngritja e çmimeve, Haradinaj – Kurtit: Vepro ose lësho rrugë

0
Ngritja e çmimeve, Haradinaj – Kurtit: Vepro ose lësho rrugë

Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka reaguar në Facebook për ngritjen e çmimit të produkteve bazike për qytetarët.

Ai e ka ftuar kryeministrin aktual Albin Kurti që të ndërmarrë diçka ose të jap dorëheqje nga posti i tij.

“Vepro ose lësho rrugë Albin Kurti. A je në tokë të bukës o Albin Kurti. Kush është ka ta saboton shtetin?! A po sheh se matrapazët po ta godasin popullin. Një litër vaj brenda natës po të shtrenjtohet gati dyfish!A je edhe ti pjesë e këtij skenari, apo je shndërruar në “komisar për moral.

Zgjohu o Kryeministër e kryje detyrën që ta ka dhënë populli, ose lësho rrugë. A po e sheh se është ka soset durimi”, u shpreh Haradinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here