Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka thënë se nëse Vladimir Putin përpiqet të vendosë një regjim kukull në Ukrainë, do të ketë një “rrëmujë të gjatë, të përgjakshme, e të tërhequr në të cilën Ukraina do të vazhdojë të vuajë”.
Pavarësisht kësaj, Blinken ka thënë se SHBA-ja vazhdon të punojë për të siguruar që Ukraina të ketë mjetet për të mbrojtur veten.
Blinken po ashtu ka thënë se është i sigurt se presidenti rus, Putin do të dështojë.
“Jam absolutisht i bindur se Putini do të dështojë”, ka thënë Blinken të mërkurën, gjatë një konference për media bashkë me sekretaren e Jashtme britanike, Liz Truss, në Washington.
Ai ka kërkuar nga Rusia që të respektojë armëpushimin dhe t’i lejojë civilët ukrainas të evakuohen, sipas marrëveshjes.