Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19.
Siç thuhet në njoftim, 21 pacientë të konfirmuar me coronavirus pozitivë po marrin trajtim në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 15 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.
“Me oksigjeno-terapi janë 23 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtohen 4 pacientë”, thuhet në njoftim.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 17 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 1 pacient
Spitali i Gjilanit, 6 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 69 raste me coronavirus. Për shkak të rënies së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës më 1 mars ka vendosur për lehtësimin e masave antiCOVID, ku është hequr ora policore.