Katër persona kanë rënë në pranga si të dyshuar për trafikim të drogës.
Sot policia ka realizuar një operacion në fshatrat Dobratin dhe Dobërdol të Podujevës.
Personat e arrestuar janë: A.M, 1989, mashkull kosovar, M.R, 1992, mashkull kosovar, A.M, 1996, mashkull kosovar, M.A, 1991, mashkull kosovar.
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, gjatë muajve mars dhe korrik të vitit të kaluar kishte realizuar operacione ku ishin konfiskuar mbi 60 kilogramë marihuanë.
Nga ajo kohë të kërkuar si të dyshuar ishin disa persona.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, njofton Policia.