Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë se edhe në dy ditët në vazhdim do të ketë kushte të ngjashme meteorologjike.
Bëhet e ditur se në viset malore kryesisht në malet e Sharrit parashihen reshje bore, ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë e vranët dhe me intervale me diell.
“Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje shiu dhe bore. Në viset e ulëta reshjet do të jenë të intensitetit të dobët deri mesatar, kurse në viset malore parashihen reshje të dendura bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë mesatare dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.
Tutje, IHK-ja bën të ditur se sipas parashikimeve numerike gjysma e parë e marsit do të jetë me reshje të mjaftueshme dhe me temperatura të ulëta.