Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet vendosmëria e ukrainasve për të kundërshtuar pushtimin rus.
Siç ka bërë të ditur kryesiplomati Kuleba, në fotografi tregohet se si civilët bllokojnë rrugën për pushtuesit rusë në Enerdogar, përcjell Telegrafi.
“Kjo është një luftë e vërtetë popullore për Ukrainën. Putin nuk ka asnjë shans për ta fituar atë. Në këtë foto civilët bllokojnë pushtuesit rusë në Energodar. Një nga qindra foto dhe video të tilla. Ne kemi nevojë për partnerë për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet. Sidomos në ajër. Mbylleni qiellin tani!”, ka shkruar ai.
Ndryshe, në ditën e tetë, ukrainasit po vazhdojnë të përballen me agresionin rus.
Dhe që nga dita e parë atje ka pasur zhvillime të shumta, që nga dëmet e mëdha materiale, po ashtu edhe humbje të jetëve të njerëzve.
Por kjo nuk ka ulur moralin e tyre, përkundrazi. E përveç moralit ata kanë parë një mbështetje të jashtëzakonshme nga e gjithë bota.
E gjitha erdhi pas kërcënimeve disamujore se do të fillojë pushtimin e Ukrainës, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi operacionet ushtarake në këtë shtet evropian. /Telegrafi/