Rreshteri policor në Pejë, E. D. është arrestuar, të mërkurën, pasi i njëjti dyshohet të jetë përfshirë në fajde.
Arrestimi i të dyshuarit vjen pas aksionit të policisë, gjatë javës së kaluar, ku ishin arrestuar 16 persona të tjerë për fajde në Pejë.
Për 16 të arrestuarit, Gjykata Themelore në Pejë, javën e kaluar, kishte aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktim të paraburgimit prej 30 ditësh.