VENDI 3 të vdekur dhe 508 raste të reja me Covid-19 në Kosovë TV Prizreni - February 16, 2022 0 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës. Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 3 raste i vdekjes. Sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303. Në total numri i rasteve aktive është 8.685. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB