Home PRIZRENI ME RAJON Trepça mposht Bashkimin në finalen e Kupës së Kosovës

Trepça mposht Bashkimin në finalen e Kupës së Kosovës

0
Trepça mposht Bashkimin në finalen e Kupës së Kosovës

Trepça ka mposhtur Bashkimin në Pejë me rezultat 74-62, për të triumfuar në finalen e Kupës së Kosovës.

Bashkimi e nisi mirë ndeshjen duke fituar çerekun e parë me shifrat 26-19, ndërsa në çerekun e dytë u kthye Trepça, duke e fituar 18-10.

Pjesa e parë u mbyllë me rezultat 37-36, në të mirë të mitroviciasëve.

Çerekun e tretë, Trepça e fitoi 16-15, ndërsa edhe çerekun e katërt po ashtu e fitojë me 19-11.

Më të mirët te Trepça ishin Drilon Hajrizi me 24 pikë, 12 kërcime dhe tri asistime, Gordon me 21 pikë dhe 10 kërcime.

Teksa te Bashkimi u dalluan Lewis me 16 pikë, nëntë kërcime dhe dy asitime, dhe Valon Bunjaku me 14 pikë dhe tri asistime.

Trepça e fitoi Kupën e Kosovës për herë të pestë në histori të klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here