Përmes një komunikate për media, Policia në Prizren ka dhënë detaje për rrahjen mes vëllezërve në rrugën “Besnik Kastrati” në Prizren, ku vëllai 38 vjeçar, me inicialet A.S, ka sulmuar me mjete të forta dy vëllezërit e tij, duke e lënë njërin nga ta pa vetëdije. I dyshuari është arrestuar për veprën penale “Lëndim i rënd trupor, mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.
Njoftimi i plotë:
“Më datën 12.02.2022 në orën 21:43, Policia në Prizren ka pranuar një informacion se në rrugën “Besnik Kastrati’’ në Prizren ka ndodhur një rast dhune ne familje.
Policia, menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka shkuar në vendin e ngjarjes. Ku Policia ka arritur që të dyshuarin A. S., të moshës 38 vjeçe, m/sh/k, ta sjellin në Stacionin Policor në Prizren. Ndërsa viktima ka marrë tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal-Prizren dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në mes natarëve të familjes (vëllezërve).
Palët janë intervistuar në lidhje me rastin ku i dyshuari pranon se kishte në pronësinë e tij një armë. Policia në cilësinë e provave materiale e ka sekuestruar: një kallash ‘AK-47 “ nr.serik 0362983 dhe dy karikatorë me një fishekë . 7.62 m.m.
Pasi është intervistuar i dyshuari, me vendim të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga zyra për informim publik e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.