Home RAJONI DHE BOTA Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiqit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë

Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiqit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë

0
Shkrimtarja serbe ia thotë në sy Vuçiqit: Kosova është e pavarur, Serbia duhet ta njohë

Shkrimtarja serbe, Biljana Sbljanoviq ka qenë bashkë presidentin Vuçiq në një emision televiziv, ku ajo i tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën.

“Kosova është shtet i pavarur për 15 vjet, fqinji ynë me të cilin duhet të kemi marrëdhënie të mira. Serbia duhet ta njohë atë dhe shpresoj se gjithçka po shkon në atë drejtim”, i tha ajo Vuçiqit.

“Atje ka një numër të madh njerëzish të kombësisë sonë që duan të qëndrojnë atje. Janë të kota e gjithë pasuria dhe rrugët nëse jemi në një luftë rrëshqitëse me shqiptarët”, tha Srbljanoviq.

Komenteve të shkrimtares, presidenti Vuçiq iu përgjigj duke thënë se me siguri i ka dëgjuar disa kandidatë të tjerë për president, kur mendon kështu.

“Unë nuk mendoj se ne duhet ta pranojmë apo njohim pavarësinë [e Kosovës] në asnjë mënyrë, por duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë. Por, kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të çfarë ata duan të flasin”, ka shtuar Vuçiq.

/GazetaSinjali/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here