Home LAJME Ish-presidenti i Kroacisë viziton nesër Kosovën

Ish-presidenti i Kroacisë viziton nesër Kosovën

0
Ish-presidenti i Kroacisë viziton nesër Kosovën

Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, do të vijë nesër në Kosovë.

Gjatë kësaj vizite ai do të pritet në takim nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ku sipas njoftimit të zyrës së këtij të fundit takimi do të mbahet nesër në ora 11:00.

Në ndërkohë nuk është bërë akoma e ditur nëse ish-presidenti kroat, që është një mik i madh i kosovarëve, do të ketë takime edhe me liderë të tjerë kosovarë.

Stipe Mesiq ishte presidenti i fundit në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë, para se ajo të shpërbëhej, dhe ishte shumë i zëshëm kundër politikës shtypëse ndaj Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here