Gjatë të premtes në magjistralen Aeroport – Prishtinë Njësitet Antikontrabandë kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues te dyshimte.
Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Dogana e Kosovës.
“Me këtë rast janë gjetur cigare të kontrabanduara / pa dokumentacion përcjellës me vlerë prej 12,000.00 €. Shmangiet nga detyrimet doganore llogaritet të jenë 63,756.00 €”, thuhet në komunikatë.
Sipas komunikatës, lidhur me ketë rast është njoftuar Prokuroria Themelore ne Prishtinë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar dy të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Dogana e Kosovës fton qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/