Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në fshatin Bërnjakë të Rahovecit.
Policia bën të ditur se të njëjtin janë dërguar për tretman mjekësor, përcjell Klankosova.tv.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën dhe përplaset në një pompë të derivateve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari dhe një pasagjer mashkull kosovar dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.