Home PRIZRENI ME RAJON Ndërroi jetë plaku nga Jeshkova, Ryshen Shala, i cili i dha lirisë së Kosovës 4 luftëtarë

Ndërroi jetë plaku nga Jeshkova, Ryshen Shala, i cili i dha lirisë së Kosovës 4 luftëtarë

0
Ndërroi jetë plaku nga Jeshkova, Ryshen Shala, i cili i dha lirisë së Kosovës 4 luftëtarë

Ka ndërruar jetë plaku nga Jeshkova, Ryshen Shala, i cili i dha lirisë së Kosovës djalin e tij, Besim Shalën, vëllaun, Avdi Shalën si dhe nipat Agimin dhe Nuridinin.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi nga ish komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha.

Postimi i plotë:

Plaku nga Jeshkova heroike Ryshen Fazli Shala sot ndërron jetë, njeriu që dha shumë nga familja e vetë për lirin e Kosovës!

Lirisë së Kosovës i dha 4 luftëtar të UÇK-së, djalin Besimin, vllaun Avdiun, nipat Agimin dhe Nuridinin, si dhe ju martirizoua bashkëshrtja me nusen e nipit.

Asnjëher nuk u ligështu, përkundrazi ishte krenar që gjaku i familjarve të tij ishte granit në themelet e shtetit të Kosovës.

Prehu në paqe la Ryshen, të qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshe shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here