Ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, përveç ambasadorit gjerman Jorn Rohde, ka reaguar edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Cramon, përmes një postimi më rrjetin social Twitter, ka thënë se është e shqetësuar lidhur me rastin e restaurimit të shtëisë së Devës.
“Rasti i shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicën e Jugut, personalisht më brengos dhe ngre shumë shqetësime tek unë”, ka shkruar Cramon.
Më tej ajo ka thënë se “zbardhja e së shkuarës dhe shtrembërimi i fakteve për bashkëpunëtorin/protagonistin e njohur nazist të Divizionit të 21-të SS ‘Skënderbeu’ nuk duhet të lejohet”.
“Nuk duhet të ketë vend për revidimin e historisë së Luftës së Dytë Botërore dhe mohimin e Holokaustit”, ka shkruar eurodeputetja Cramon.
The case of #XhaferDeva’s house in #SouthMitrovica personally worries me and raises many concerns.
Whitewashing the past and distorting the facts about the well-known Nazi collaborator/protagonist of the 21st SS Division “Skanderbeg” must not take place.
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) February 8, 2022