Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Pejë, një femër, e dënuar nga autoritetet norvegjeze për trafikim droge.
E dyshuara ka vit të lindjes 1969, dhe arrestimi i saj u bë, përmes një bashkëpunimi aktiv nga policia me njësitin për persona të arratisur (FAST Kosova).
Ajo sipas policisë, është e dënuar 12 vjet për trafikim droge, ndërsa ishte dhe duke u kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare.
Pas konfirmimit të identitetit të saj me vendim të prokurorit kompetent, të njëjtës i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh për procedura të mëtejme.