Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, të hënën qëndroi për vizitë zyrtare në Ukrainë. Vendi i saj ka marrë kritika për refuzimin për t’i dhënë armë Ukrainës.
Në një fotografi të publikuar në Twitter, kryediplomatja gjermane shihet me jelek anti-plumb dhe me helmetë ushtarake në dorë, afër një ushtari ukrainas.
Në një konferencë të përbashkët për gazetarë, kryediplomatja gjermane dhe homologu i saj ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se askush nuk do të mund të futë përçarje mes dy vendeve. Ministrja gjermane theksoi se vendi i saj është i gatshëm që të paguajë çmim të lartë ekonomik për t’u ballafaquar me Moskën.
It's hard not to like @ABaerbock. She is a fresh addition to Europe's upper echelons of power, and she got charisma and great energy too. It's important for us who criticize Germany's policies to remember that Baerbock is probably our best friend in that government. pic.twitter.com/z9hGrSbOAO
— Anders Östlund (@andersostlund) February 8, 2022
“Ne qëndrojmë me Ukrainën. Askush nuk do të ketë sukses për të futur përçarje mes nesh. I dashur Dmytro, ju e dini se mund të llogaritni në Gjermaninë”, tha ministrja gjermane.
Vizita e ministres gjermane në Kiev është e dyta në tri javët e fundit dhe pjesë e një vargu vizitash nga zyrtarë të lartë të shteteve të NATO-s me qëllim të shfaqjes së solidaritetit me Ukrainën, pasi Rusia ka grumbulluar dhjetëra mijëra trupa afër kufirit ukrainas.