Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se përpos punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave penale, Stacioni Policor në Suharekë është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Dy urdhëresë e tilla është realizuar me datë 08.02.2022, ku rreth orës 07:45, në Suharekë, ku janë arrestuar dyshuarit: S.H., 44 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës dhe A K ,42 vjeçar, shtetas të Republikës së Kosovës ndaj të cilëve Gjykata Themelore në Prizren, kishte lëshuar urdhëresat PED.nr.573/2021 dhe PED.nr.575/2021, për veprën penale ,,Grabitje”.
Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, të njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 1 vit e 10 muaj burgim si dhe me nga 1500 euro, thuhet në njoftim.