Një urë e vjetër në një autostradë të Gjermanisë u rrëzua pranë Wilnsdorf, në shtetin perëndimor të Gjermanisë, North Rhine-Westphalia, të dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ura ishte 485 metra e gjatë dhe 70 metra e lartë.
Kjo është hera e parë që prishet një urë autstrade kaq e lartë, sipas operatorit qeveritar të infrastrukturës, Autobahn GmbH.
Struktura 55-vjeçare pranë kufirit shtetëror Hessian u shemb siç ishte planifikuar në orën 11:00 lokale me ndihmën e 120 kilogramëve eksploziv, i cili më parë ishte vendosur në 1850 gropa.
Siç thuhet më tej, 16 shtyllat e urës ranë në tokë së bashku me sipërfaqen e saj. /Telegrafi/