Një person nga Ferizaj ka dorëzuar në Stacionin e Policisë në Ferizaj një portofol që kishte gjetur në rrugë. Kështu bëhet e ditur në një komunikatë për media të Policisë së Kosovës, ku thuhet se i njëjti më pas i është kthyer pronarit.
ADVERTISING
“Me datë 06.02.2022 , rreth orë 18:50 një qytetar nga Ferizaj, Agron Bakolli i moshës 49 vjeçar ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura në rrugën ‘Ramdan Rexhepi’ në Ferizaj. Ai menjëherë e ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj”, thuhet në komunikatë.Sipas komunikatës, portofoli i përkiste qytetarit me inicialet M.S., nga Ferizaj.
“Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit i kthehen paratë prej 1860 eurosh, letërnjoftimi dhe patent shoferi i RKS-së”, thuhet po aty. /Telegrafi/