Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur dje se 56 fëmijë nën 9 vjeç rezultuan pozitiv me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Ndërsa, me rritjen e numrit të të infektuarve, është rritur edhe numri i fëmijëve që kanë kërkuar trajtim në QKUK.
Nga Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur se 10 fëmijë janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë për shkak të COVID-19.
Ndërsa, në Klinikën e Gjinekologjisë janë të shtrira 13 gra me COVID.
“Bazuar në raportet e datës 7 shkurt 2022 nga klinikat Covid-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim mjekësor janë 229 pacientë nga Covid-19. 156 pacientë janë me oksigjeno-terapi, në Mjekim Intensiv janë 20 pacientë”, bëhet e ditur nga SHSKUK.