- Reklama -

Hoti: Serbia do obligohet t’i tregojë të gjitha për varrezat masive të fshehura

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, u dakorduan që të shihen më shpesh, teksa shtoi se autoritetet serbe do obligohet të tregojë për të gjitha vendndodhjet e varrezave masive.

Hoti, këto deklarime i bëri në llogarinë e tij zyrtare në ‘Facebook’, gjersa deklaroi se qeveria në të cilën udhëheq ai do ofrojë mbështetje të vazhdueshme për të gjitha shoqatat e familjarëve të të zhdukurve, raporton Gazeta Express.

- Reklama -

“Kjo çështje do të zgjidhet me arritjen e marrëveshjes përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Serbia obligohet që të ofroj të gjitha të dhënat për vendndodhjen e varrezave masive”, ka thënë Hoti, duke iu referuar çështjes së të pagjeturve.

“Për këtë bisedova sot me anëtarët e Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës, me të cilët u dakorduam që takimet e këtij formati të jenë të rregullta”, deklaroi ndër të tjera i pari i ekzekutivit.

Lidhur me gërmimet në trevat serbe për gjetjen e varrezave masive, dje foli Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu. Ky i fundit paralajmëroi për ndërprerje punimesh për shkak të kushteve të liga.

Sipas tij, delegacioni kosovar për të pagjeturit, pas vizitës që ia bëri Shtavalit të Serbisë para dy muajsh, do përqëndrojë gërmimet në këtë zonë. Në Shtaval dyshohet se janë të fshehura 20 autobusë me trupa të viktimave nga gjenocidi serb në Kosovë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort