Qytetarë të shumtë ia kanë mësyrë qendrës së vaksinimit në lagjen “Kalabria” në kryeqytet, për t’u vaksinuar kundër COVID-19. Disa për dozën e parë, disa për të dytën, e disa për dozë të tretë.
Ata që kanë shkuar për t’u vaksinuar me dozën e tretë, thonë për Ekonomia Online se kufizime për ta nuk duhet të ketë.
Sipas tyre, masat që janë në fuqi si për të vaksinuarit dhe për ata të pavaksinuar, duhet të ndryshojnë, ndërsa tjerë kërkojnë që masat kufizuese të jenë ditën e jo natën, pasi sipas tyre qarkullimi është më i madh ditën.
“Kam marrë dozën e dytë, vaksina e parë nuk më ka munduar aspak, pasoja s’kemi pas po as problem asgjë, mirë kemi qenë”, thotë një qytetare.
E një qytetar kërkon që masat kufizuese të jenë ditën, pasi sipas tij, më shumë dalin njerëzit gjatë ditës se gjatë natës.
“Kam marrë dozën e dytë, ka qenë gjithçka mirë, në rregull. Masat janë të mira me i mbajt e se di tashti sa duhet m’i mbajt… masat janë prej natës, ditën është ma mirë me qenë sepse njerëzit shkojnë në restauronte e kafe, aty është problemi më i madh”, thotë ai.
“Kam marrë dozën e tretë, pas vaksinës dhe të parës dhe të dytës mirë jam ndier nuk ka pasur efekte anësore, dhe mendoj që këto masa janë ne rregull dhe i përkrahi plotësisht”, shtoi ky qytetar.
Një qytetar tjetër, që është vaksinuar me tri doza, thotë se vaksinimi duhet të jetë opcional.
“Edhe unë e kam marrë dozën e tretë, mirë ka qenë shumë në rregull. Atij që i konvenon e merr vaksinën, e ai që nuk do, nuk do, nuk kemi çfarë të bëjmë”, u shpreh ky qytetar.