Home LAJME Rreth 31 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Rreth 31 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

0
Rreth 31 mijë raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive është 30.871.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 178.768, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,032 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.037 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë1.786.709 doza të vaksinës.

Deri më sot 806.884 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 84.819 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here