Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Rayo Vallecano dhe Mallorca, e vlefshme për çerekfinalen e Copa del Rey.
Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi do të startojë në këtë ndeshje, edhe pse ka dy ditë që ka ardhur në klub.
👺 𝐸𝑙𝑠 𝑛𝑜𝑠𝑡𝑟𝑒𝑠!
🏆 #RayoRCDMallorca pic.twitter.com/O726r77Gnp— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) February 2, 2022
Vedat Muriqit iu kompletua dokumentacioni dhe orë më parë u njoftua se do të ishte i gatshëm të luante sot për Mallorcan.
Ishte vet trajneri i Mallorcas, Luis Garcia i cili tha dje se nëse kompletohet dokumentacioni, Muriqi do të startojë, pasi ishte impresionuar nga stërvitja e tij.