VENDI 2033 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë TV Prizreni - February 1, 2022 0 Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.022 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.781.110 doza të vaksinës. Deri më sot 805.802 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 81.020 doza përforëcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 10.087 testime, 2.033 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 3.329 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 172.044. Në total numri i rasteve aktive është 32.906. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!