Home LAJME Avokati i Popullit: Autoritetet kanë dështuar të zbatojnë Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi

Avokati i Popullit: Autoritetet kanë dështuar të zbatojnë Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi

0
Avokati i Popullit: Autoritetet kanë dështuar të zbatojnë Ligjin për mbrojtje nga diskriminimi

Në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, sot është diskutuar për mungesën e zbatimit të Ligjit për mbrojtje nga diskriminimi.

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se autoritetet kanë dështuar ta zbatojnë këtë ligj, në kuadër të qëllimit dhe qytetarët kanë vështirësi t’i realizojnë të drejtat që vijnë nga ky dhe që duhet të mbrohen.

Qelaj shtoi po ashtu se përveç një rregulloreje, akte të tjera nënligjore mungojnë.

Habit Hajredini, drejtor në Zyrën për Qeverisje të mirë pranë Zyrës së Kryeministrit, tha se siç e parasheh ligji është hartuar kjo rregullore, e cila tash është duke u implementuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here