Home LAJME Protestë në Morin, kërkohet heqja e kufizimeve për të hyrë në Kosovë

Protestë në Morin, kërkohet heqja e kufizimeve për të hyrë në Kosovë

0
Protestë në Morin, kërkohet heqja e kufizimeve për të hyrë në Kosovë

Disa qytetarë kanë protestuar afër pikëkalimit kufitar Kosovë – Shqipëri në Morinë, duke bllokuar me një veturë hyrjen për në Shqipëri, të cilëve nuk po iu lejohet hyrja pasi po iu kërkohet dëshmi për dozën e tretë të vaksinës ose testi PCR.

Në kufi kishte prezencë të shtuar të forcave policore të cilat negociuan me qytetarët që të zhbllokonin rrugën e bllokuar. Situata është tensionuar për shkak të rregullave të rrepta anti-covid që Kosova po i aplikon së fundmi në kufij.

Protestuesit kanë kërkuar heqjen e masave kufizuese pasi tashmë për t’u futur në Kosovë duhen tri doza të vaksinës kundër Covid-19, ose dy doza dhe një test negativ PCR.

Ndryshe, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, nga fundi i javës së kaluar, askush nuk mund të hyjë në Kosovë pa pasur dëshminë e vaksinimit me të 3 dozat e vaksinës dhe të testit PCR për 48 orë, në rast se kanë marrë dy doza të vaksinës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here