Qeveria e Kosovës, ka miratuar masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ku ora policore nis nga 22:00 deri në 05:00. Qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen. Kurse, do të jenë të hapura deri në orën 21:00, ndërsa muzika lejohet deri në 20:30.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shtimin e masave të reja anti-Covid, në mënyrë që përhapja e virusit të jetë sa më e vogël.
Me masat e reja, qytetarët janë të obliguar që të bartin maskën, pavarësisht vendit në të cilin ndodhen.
E në rast të mos vendosjes së maskës dhe shkeljes së orës policore, qytetarët do të gjobiten nga shteti.
Por, sa mund të dënohen qytetarët që nuk i përfillin masat e Qeverisë?
Bazuar në Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, qytetarët që nuk e respektojnë vendimin për kufizimin e qarkullimit të qytetarëve dhe automjeteve, dënohen me gjobë deri në 200 euro, shkruan IndeksOnline.
Për persona juridikë, gjoba është 500 euro.
Ndërkohë, gjoba për ata që nuk i vendosin maskat dhe nuk e mbajnë distancën fizike është 35 euro.
Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 hyri në fuqi gjatë gushtit të vitit 2020, ligj ky që ka krijuar bazën ligjore për institucionet shtetërore për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Llogaritët se mbi 300 mijë qytetarë janë gjobitur për mosrespektim masash kundër COVID-19 që nga muaji gushti i 2020-s e deri fund të dhjetor të 2021.