Qeveria e Kosovës sot kanë miratuar projektbuxhetin për vitin 2021.
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se buxheti parasheh shpenzime më të larta se në vitin 2019.
Qeveria e ka futur në buxhet edhe projektimin e Autostradës së Dukagjinit.
Në mbledhjen e Qeverisë, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tregoi edhe për kapitalet që janë shtuar.
“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët por duhet fonde shtesë për të finalizuar është ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë- Deçan- Gjakovë”, tha ai.
Kujtojmë se ishte kryeministri i tanishëm Avdullah Hoti, ai i cili ishte deklaruar kundër projektit të shumëpërfolur të Autostradës së Dukagjinit si për arsyeshmërinë ekonomike e si për nga lista e prioriteteve tjera që ka Kosova gjatë fushatës parazgjedhore të vitit 2019.
“Është komplet i panevojshëm. Është një projekt që nuk do te realizohet nga qeveria e ardhshme. Ne e kemi të qartë çfarë duhet të bëjmë sa i përket atij projekti. Nuk e kemi komoditetin e as s’është e nevojshme që të ndërtojmë autostradë në ato toka bujqësore,” kishte thënë Hoti.
Por, kjo ndryshoi shumë shpejt, kjo pasi Hoti në programin e tij qeverisës e ka rikthyer idenë e investimit të miliarda eurove në asfalt.
Kjo si duket vie për t’I kënaqur apetitet e partnerit të tanishëm të qeverisë, AAK-së e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, e cila në kohën sa ishte kryeministër kishte nisur projektin e Autostradës së Dukagjinit e cila pritet të kushtoj së pako 1 miliard euro prej të cilave 560 milionë euro për kryerjen e punimeve dhe pjesa tjetër për shpronësim të 40% të segmentit të autostradës e cila bie në prona private.
Se Qeveria Hoti, e vazhdoi avazin e investimit të miliardave në asfalt, tregon edhe vendimi i ministrit të Ifrastukturës Arban Abrashi, në qershor të këtij viti, i cili aktivizoj sërish tenderin prej 74 milionë euro për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Gjilan-Konçul, projekt ky i cili ishte anuluar nga ish-ministri Lumir Abdixhiku pikërisht nga LDK, në kohën sa ishte ministër në këtë dikaster në qeverinë ‘Kurti’.
Por, ky tender nuk ishte i vetmi pasi në faqen zyrtare të prokurimit, janë publikimet për shpallen e tenderëve: Zgjerimi i rrugës Komoran-Skenderaj= 13 milionë euro: Ndërtimi i kyçjeve në Autostradën R6= 8 milionë euro,Zgjerimi i Rrugës Rajonale Mitrovicë – Pejë (Lloti Mitrovic – Skendederaj ), Ndërtimi i rrugës Drelaj – Leqinat.
Ndryshe, Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, gjatë mbledhjes së sotme tha se për të gjitha parashikimet e bëra për projekt-buxhetin e 2021 ka pasiguri për shkak të pandemisë dhe rrethanave që mund të krijohen.
“Deri në fund të vitit ekonomia pritet të tkurret për 6.7 %. Kjo për shkak të masave tjeral. Gjatë vitit 2021, ekonomia pritet të rritet me 5.3, mirëpo parashikimet janë të pasigurta. Kontributi kryesor pritet të jetë nga ai i eksporteve të shërbimeve. Sa më shumë të zgjasë periudha e izolimit, aq më të pakta janë gjasat për rritje të ekonomisë”, tha Bajrami.