Home LAJME Ministria e Arsimit jep rastet kur shkollat duhet të kalojnë në mësim online

Ministria e Arsimit jep rastet kur shkollat duhet të kalojnë në mësim online

0
Ministria e Arsimit jep rastet kur shkollat duhet të kalojnë në mësim online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, parasheh që zhvillimi i mësimit në shkolla të bëhet në përputhje me katër skenarët e propozuar më herët, në varësi të situatës me COVID-19.

Sipas kësaj ministrie vendimin për aplikimin e skenarit më të përshtatshëm e merr task forca e shkollës.

“Brenda një shkolle mund të aplikohet më shumë se një skenar, pra disa klasë mund të punojnë me prezencë fizike dhe orar të plotë (Skenari i Rikthimit), ndërsa ndonjë klasë tjetër online (Skenari C)”, ka shkruar MAShTI në Facebook.

MAShTI njoftoi se mundësia për kalim të klasës, përkatësisht shkollës, në skenarin C (mësimi online), bëhet në njërin nga këto raste: Nëse brenda 3 ditësh konfirmohen 2 ose më shumë raste të infektimit të nxënësve me COVID-19 brenda një klase, nëse më shumë se 5 për qind e nxënësve të shkollës janë aktualisht të infektuar me këtë virus, nëse shkalla e infeksionit në mesin e personelit të shkollës është e tillë që mungesat nga puna pamundësojnë organizimin e procesit mësimor me prezencë fizike.

Në çdo situatë, sipas MAShTI-t, duhet marrë parasysh faktin se mësimi online nuk është zëvendësim për mësimin me prezencë fizike, gjë që vlen, në veçanti, për fëmijët e moshave të vogla.

Në institucionet e arsimit të lartë, mësimi mund të organizohet me prezencë fizike me kusht që grupet me mbi 50 persona të akomodohen në jo më shumë se 50 për qind të hapësirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here