Home RAJONI DHE BOTA Policia në SHBA në kërkim të majmunëve që ikën pas aksidentit me kamion

Policia në SHBA në kërkim të majmunëve që ikën pas aksidentit me kamion

0
Policia në SHBA në kërkim të majmunëve që ikën pas aksidentit me kamion

Policia në SHBA është në kërkim të dy majmunëve që u arratisën pasi një kamion me 100 prej tyre u përfshi në një aksident.

Rimorkio, e cila po transportonte majmunët në një laborator në Florida, u përplas me një kamion në një autostradë në Pensilvani.

Askush nuk u lëndua, por disa majmunë arritën të iknin.

Dy janë gjetur, ndërsa dy të tjerë mbeten në arrati, raporton BBC.

Makakët me bisht të gjatë janë të kërkuar për eksperimente me vaksinat e koronavirusit.

Policia i ka kërkuar publikut të mbajë distancën dhe të telefonojnë në 911 nëse shohin ndonjë nga kafshët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here