Federata e Futbollit të Kosovës, ka bërë të ditur se tani ndeshjet e Superligës dhe Ligës së Parë do të zhvillohen me top të brenduar.
Në njoftimin e FFK-së, thuhet se tashmë janë shpërndarë topat e unifikuar, të cilët janë të brenduar me logon e tyre.
Njoftimi i plotë:
Federata e Futbollit e Kosovës është duke i bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për fillimin e garave të stinorit pranveror. Në këtë drejtim, FFK tashmë e ka bërë shpërndarjen e topave të unifikuar, të cilët janë të brenduar me logon e saj për të gjitha klubet e BKT Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë.
Kësisoj, tashmë për herë të parë të gjitha ndeshjet e elitës dhe ato të kategorisë së parë do të zhvillohen me topin zyrtar të FFK-së, i cili është i cilësisë më të lartë. Garat në stinorin pranveror do të fillojnë me ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës më 5 e 6 shkurt, ndërsa BKT Superliga do të rinisë më 12 shkurt, teksa Viva Fresh Liga e Parë më 19 shkurt.
/Gazeta Sinjali Sporti/