LAJME VENDI Rekord i zi: 2708 raste të reja ditore me COVID-19 TV Prizreni - January 20, 2022 0 created by dji camera Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.731 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.732.948 doza të vaksinës. Deri më sot 799.114 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 43.760 doza përforëcuese dhe 2.199 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Nga 10.833 testime, 2.708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 202 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 159.573. Në total numri i rasteve aktive është 9.771. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!