- Reklama -

Qeveria i ngrit pensionet në 100 euro për këto kategori

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e parë për këtë vit, ka votuar me të gjitha votat pro propozimin për rritjen e skemave pensionale.

Kryeministri Kurti, në fjalën e tij, deklaroi se nuk do të ketë asnjë pension nën 100 euro.

- Reklama -

“Shqyrtimi i propozimit të rritjes së skemave pensionale. Siç kemi premtuar, nuk do të ketë asnjë pension nën 100 euro. Andaj Ministria e Financave ka ofruar propozimin për rritjen e skemës pensionale nën 100 euro”, deklaroi ai.

Ndërsa Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi se rritja do të jetë për kategoritë, pensioni bazik, i aftësive të kufizuara, familjar dhe ai invalidor,

Ai tutje tha se ky vendim për rritje të skemave pensionale të këtyre kategorive në 100 euro është e përhershme.

“Ne me të marrë mandatin në kuadër të pako së ringjalljes ekonomike kemi marrë vendim për shtesa që asnjë pension të mos ishte nën 100 euro. Këtu janë 4 kategori, pensionet bazike që kishin vlerën 90 euro, pensionet e aftësive kufizuara që ka vlerën 75 euro, pensioni familjar që ka vlerën 90 euro dhe pensioni invalidor i punës që ka vlerën 90 euro. Siç e kemi premtuar kjo shtesë do të bëhet rritje e përhershme dhe këto kategori pensionesh asnjëra nuk do të jetë nën 100 euro andaj ju ftoj ta votojmë”, ka thënë Murati.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Kosova përparon për tre vende gjatë 2024

Kosova është ngritur për tre vende gjatë vitit 2024...

Çmimet e larta të produketve ushqimore në Kosovë, kërkohet bojkotim të supermarketeve

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kosumatorit, Iniciativa “Kosova...

BB: Rritja ekonomike në Kosovë pritet të arrijë në 3,8 për qind në vitet 2025

Banka Botërore ka parashikuar se rritje rritja ekonomike në...

Trump shpall tarifa reciproke ndaj të gjitha vendeve, përfshirë Kosovën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të...

ASK: Çmimet e konsumit në Kosovë u rritën mesatarisht për 1.6% gjatë vitit 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar vlerësimin...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort