LAJME VENDI 356 raste pozitive në Kosovë në 24 orë TV Prizreni - January 11, 2022 0 11 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.232 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.697.901 doza të vaksinës. Deri më sot 791.547 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 7.258 testime, 356 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 53 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.195. Në total numri i rasteve aktive është 2.083. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!