Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Prizren.
Policia bën të ditur se një person me të meta psikike ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
“I dyshuari mashkull kosovar, me të meta psikike, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar ndihma mjekësore”, thuhet në raportin e Policisë.
Më tej, Policia bën të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar dhe në konsultim me psikiatrin, i dyshuari dërgohet në klinikën e forenzikës psikiatrike.