Fundjava me riga lokale shiu, e temperaturat në rritje të lehtë. Java e ardhshme me mot më të ftohtë e kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore.
Sipas Prishtina Weather në fundjavë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira, me një rritje të lehtë të temperaturave, e kohë pas kohe paraqiten edhe riga lokale shiu, e reshjet e borës priten vetëm në vise malore.
Nga dita e hënë do të mbretërojë mot më i ftohtë, me vranësira e me erë të ftohtë nga krahu verior. Kohë pas kohe priten edhe reshje të dobëta bore, e orëve të pasdites në vise më të ulëta reshjet e borës mund të përzien edhe me reshje të shiut. Ditën e mërkurë do të ketë edhe intervale me diell.
Në ditët e fundjavës periudha më të zgjatura të qetësisë mbajnë ndotësit më pak të shpërndarë, duke rritur koncentrimin e tyre pranë sipërfaqe, e indeksi i cilësisë së ajrit kalon edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta. Orëve të pasdites në pjesët ku mund të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, indeksi mund të kaloj edhe në të pranueshme, por shkurtimisht. Nga dita e hënë fuqizimi i erës ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror, e cilësia e ajrit shënon përmirësim ku do të jetë në vlera të mira e të pranueshme.
8.01 – Kryesisht vranët, e kohë pas kohe priten edhe riga lokale shiu, me më shumë mundësi paradite dhe vonë në mbrëmje. Në vise malore edhe borë.
9.01 – Kryesisht me vranësira, e herë-herë me riga lokale shiu. Reshje bore priten në vise malore.
10.01 – Më ftohtë, me erë e kryesisht me vranësira dhe me të reshura të dobëta bore kohë pas kohe.
11.01 – Mbetet ftohtë, e kryesisht me vranësira dhe do të fryjë erë e ftohtë veriore. Kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore, ditën në vise të ulëta mund të përzien edhe me shi.
12.01 – Ftohtë, me vranësira e diell. Herë-herë priten mundësi për rrebeshe të dobëta bore. Ditën reshjet pritet të pushojnë.
Temperaturat pas një rritjeje në fundjavë, javën e ardhshme me tendencë të rënies. Minimalet lëvizin ndërmjet -1C e 2C, e maksimalet në fundjavë rriten në 6C e 7C, e më pas në rënie në 0C deri 2C.
Të shtunën pasdite frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-9m/s, e nga dita e hënë frynë erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 6-12m/s, me hove deri në 15m/s.
Shtypja atmosferike në ditët e ardhshme me tendencë të rënies së thellën nën vlera normale, e më pas në rritje të shpejtë lartë mbi normale.