Home RAJONI DHE BOTA Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani: Nëna intervistohet për herë të parë

Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani: Nëna intervistohet për herë të parë

0
Tragjedia e familjes shqiptare në Gjermani: Nëna intervistohet për herë të parë
27.12.2021, Schleswig-Holstein, Glinde: Zwei Bestatter bringen eine Trage mit einem Leichnam aus einem Haus. In dem Wohnhaus in Glinde bei Hamburg sind drei Tote gefunden worden. Es handelt sich um Kinder im Alter von 11 und 13 Jahren sowie einen Mann, alle mit Schussverletzungen, wie Polizei und Staatsanwaltschaft am Montagvormittag mitteilten. Foto: Markus Scholz/dpa +++ dpa-Bildfunk +++ (KEYSTONE/DPA/Markus Scholz)

Nëna e dy djemve nga Glinde pranë Hamburgut në Schleswig-Holstein, të cilët u qëlluan nga babai, u mor në pyetje për herë të parë për ngjarjen.

Marrja në pyetje ishte vetëm e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck. Fillimisht ajo nuk dha asnjë informacion për përmbajtjen, shkruan RTL.

Gruaja 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar. Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë dhe më pas është plagosur për vdekje me armë. Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital dhe u vendos përkohësisht në koma artificiale, transmeton albinfo.ch.

Në total, burri kishte shtypur këmbëzën të paktën tetë herë, siç tregojnë provat e hetimit mjeko-ligjor. Rendi i të shtënave është ende nën hetim, por mësohet se 44-vjeçari nuk kishte leje armësh.

Motivi i burrit për vrasjen e dy djemve dhe plagosjen e gruas është ende i paqartë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here