Një vjedhje ka ndodhur në fshatin Mazrek të Prizrenit.
Policia njofton se janë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari, përcjell Klankosova.tv.
- Reklama -
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij nga dhomat e së cilës kishin vjedhur para të gatshme dhe stoli ari”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Tutje, në këtë raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.
- Reklama -
