Home LAJME Vulin: Serbia ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin për herë të tretë në Interpol

Vulin: Serbia ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin për herë të tretë në Interpol

0
Vulin: Serbia ia pamundësoi Kosovës anëtarësimin për herë të tretë në Interpol

Ashtu siç pati deklaruar ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, Kosova nuk aplikoi as këtë vit për anëtarësim në organizatën ndërkombëtare të sigurisë Interpol. Kjo pasi sipas tij, po punohet që vitin e ardhshëm anëtarësimi të jetë i sigurt.

Por ishte ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, që tha se ishte Serbia që i pamundësoi Kosovës anëtarësim për herë të tretë në Interpol.

Vulin në seancën e sotme të 89-të me radhë të Asamblesë së Përgjithshme të Interpol-it në Stamboll theksoi se Kosova nuk u anëtarësua në këtë organizatë të sigurisë falë meritave të presidentit të serb, Aleksandër Vuçiq.

“Rendi i ditës është miratuar dhe shteti i rremë i Kosovës nuk ka aplikuar për anëtarësim në Interpol në seancën e këtij viti të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit në Stamboll. Ky është rezultat i punës sonë këmbëngulëse të vitit të kaluar, ku ne së bashku me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë kemi arritur që dhjetëra shtete t’i informojmë me gjendjen reale në Kosovë. Dua të falënderoj presidentin Aleksandër Vuçiq, i cili bëri shumë që Prishtina të mos bëhet anëtare e Interpolit për herë të tretë”, ka thënë Vulin për RTS-n.

Vulin, i cili udhëhoqi delegacionin serb në këtë seancë raportohet të ketë thënë se në kuadër të fushatës kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, kanë arritur të përçojnë në shumë shtete informacionet se pse Kosova nuk duhet të jetë anëtare e Interpol-it.

Ai ka thënë se me Marrëveshjen e Washingtonit, Vuçiq arriti që t’i pamundësojë Kosovës lobimin për anëtarësim në Interpol./KSP/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here