Home LAJME Dënohet me 1 vjet e 6 muaj burgim 81-vjeçari që pranoi se kultivoi 150 bimë të llojit marihuanë në Koshare

Dënohet me 1 vjet e 6 muaj burgim 81-vjeçari që pranoi se kultivoi 150 bimë të llojit marihuanë në Koshare

0
Dënohet me 1 vjet e 6 muaj burgim 81-vjeçari që pranoi se kultivoi 150 bimë të llojit marihuanë në Koshare

Gjakovë – 81-vjeçari Arif Hajdinaj, shtetas i Shqipërisë, është dënuar me 1 vjet e 6 muaj burgim pasi ka pranuar se në gusht të këtij viti, në Koshare të Gjakovës, ka kultivuar dhe mbajtur 150 bimë të llojit marihuanë.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësi Drilon Haraçia, në këtë dënim të shqiptuar, të akuzuarit Hajdinaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 5 gushti deri më 2 shtator të këtij viti, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me vendim, gjykata ka konfiskuar edhe narkotikun me peshë prej 000.1 gramë, e cila ishte marrë si mostër për ekzaminim, ndërsa trupat e shkurres janë asgjësuar pas fotografimit nga ana e Policisë së Kosovës.

Ndryshe, i akuzuari Hajdinaj e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 19 nëntor 2021.Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Arif Hajdinaj, më 5 gusht 2021, në zonën e fshatit Koshare të Komunës së Gjakovës, në afërsi të brezit kufitar me Shqipërinë, pa autorizim ka kultivuar dhe mbajtur substancë narkotike dhe atë 150 bimë të cilat janë dyshuar të jenë të llojit marihuanë dhe atë me qëllim të prodhimit të narkotikëve ose substancave psikotrope.

Tutje në aktakuzë thuhet se, gjatë kohë sa policia ka qenë në vëzhgim të parcelave të mbjella me marihuanë, aty rreth orës 05:20 vjen i akuzuari, i cili me vete kishte një sopatë në dorë dhe disa shishe të thata të ujit me qëllim që t’i ujiste të dy parcelat, ashtu që nga ekzaminimi i kryer i një mostre ka rezultuar të jetë e llojit marihuanë.

Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, nga neni 272 paragrafi 1 i KPRK-së. Kjo vepër dënohet me burgim prej 1 deri në 10 vjet. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here