Të enjten është përuruar laboratori i rinovuar në Institutin e Patologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, donacion i organizatës “Care for Kosovo Kids”, nga Holanda, donacion që kap vlerën 125 mijë euro.
E pranishme në ceremoninë e përurimit ishte edhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, e cila tregoi për investimin e bërë nga organizata nga Holanda dhe populli holandez, duke kontribuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, pohoi se Ministria e Shëndetësisë është e vendosur t’i largojë të gjitha barrierat që ekzistojnë në rastin e bashkëpunimeve nga donatorët e ndryshëm.