Home SPORT Jep dorëheqje kryesia e klubit të Drenicës, shkak gjendja e rëndë financiare

Jep dorëheqje kryesia e klubit të Drenicës, shkak gjendja e rëndë financiare

0
Jep dorëheqje kryesia e klubit të Drenicës, shkak gjendja e rëndë financiare

Klubi i futbollit, Drenica ka njoftuar se është dorëhequr kryesia e klubit.

Këtë e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku thuhet se deri tek dorëheqja ka ardhur si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit.

Tutje, në njoftimin e tyre thuhet se janë të hapur për të gjithë ata që janë të interesuar për të investuar në klub.

Njoftimi i plotë:

Dorëhiqet kryesia e klubit!

Skenderaj – 17 Nëntor 2021

Kryesia e klubit sot, pas situatës të krijuar në klub ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i klubit.

Dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit.

Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara.

Kryesia falendëron Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe.

Me Respekt,

Kryetari, Mustaf Bajraktari

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here