- Reklama -

Heshtni !

Shkruan, Leonor Berisha

Juve që tash e 20 vite na keni vra, çdo andërr e çdo shpresë.

- Reklama -

Heshtni !

Juve që nga ju, kemi frikë të ecim rrugëve e shesheve, se na paragjykoni.

Heshtni !

Juve që na keni lanë, pa shkollë e pa punë.

Heshtni !

Juve që na përdorni e keqpërdorni, për interesa t’juja.

Heshtni !

Juve që na kufizoni, e na zgjatni dorën veç për mëshirë.

Heshtni !

Juve që na falni dashni rrejshëm, e karshi tjerëve bëni kishe na doni.

Heshtni !

Juve që na përbuzni, e na keni lënë nën mëshirën e fatit.

Heshtni !

Juve që na qeshni e na tallni, sa herë t’u teket vetëm për ta bërë veten të qeshni.

Heshtni !

Juve që na keni thyer zemrat e na keni lënduar në shpirt, se ne “nuk jemi të aftë”, për të krijuar familje, e na keni ndarë nga ata që i deshtëm, vetëm sepse jemi “ndryshe”.

Heshtni !

Juve që na ndihmoni, që të tjerëve t’u lavdëroheni “se na ndihmuat”.

Heshtni !

Juve që na keni lanë si kufoma t’gjalla, nëpër varre t’hapuna.

Heshtni !

Juve që na keni zanë diellin, e spo na leni dritë me pa.

Heshtni !

Ju lutem, sot heshtni!

Heshtja le t’i ngrij zemrat e secilit, se ditë zie sot kemi.

“Ju që s’keni turp, na uroni, e turpi le të valoj mbi krenarin tuaj”.

International Day of People with Disability♿♿

©Leonor Berisha

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Rita Ora shpërndan mesazhin e nënës së saj për pjesëmarrje në zgjedhjet qendrore të dielën në Kosovë

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka përdorur influencën...

Pse Binance ka të drejtë të refuzojë listimin e rrjetit Pi?

Bota e kriptomonedhës është plot me zhurmë, spekulime dhe...

Kosova dhe Shqipëria së shpejti me shtëpi për trajnimin e forcave të policisë

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, dhe homologu...

“Ah, sa e doja mësuesen time! Shtator…Shkolla sapo ka filluar”

Ah, sa e doja mësuesen time Shtator...Shkolla sapo ka filluar....

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort