Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, sot, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe garës së balotazhit për kryetar të Komunës së Malishevës, e ka uruar Ekrem Kastratin, pasi i ka fituar zgjedhjet për Kryetar të Komunës s Malishevës.
“Në rend të parë, dua ti përgëzoj të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për kulturën e lartë të treguar gjatë tërë procesit zgjedhor në komunën tonë, ndërsa fituesit të garës për kryetar z.Ekrem Kastratit, i uroj përzemërsisht fitoren dhe i dëshiroj punë të mbarë e suksese në mandatin katërvjeçar në drejtimin e Komunës së Malishevës”, thuhet mes tjerash në urimin e kryetarit Begaj, drejtuar Kastratit.
“Jam i kënaqur që po e lë komunën në duar të sigurta, për ti vazhduar projektet dhe drejtimin e komunës, drejtë zhvillimit dhe për të mirën e qytetarëve. Fitorja e juaj, është mirënjohje dhe vlerësim i punës që kemi bërë deri më tani, si subjekt politik”, ka thënë Begaj në urimin e tij, me rastin e përfundimit të zgjedhjeve në Komunën e Malishevës.