Home PRIZRENI ME RAJON Një suharekas paraqitet në stacionin policor dhe tregon se kishte armë pa leje

Një suharekas paraqitet në stacionin policor dhe tregon se kishte armë pa leje

0
Një suharekas paraqitet në stacionin policor dhe tregon se kishte armë pa leje
Foto: Ilustrim

Në Stacionin e Policisë në Suharekë një qytetar ishte paraqitur duke thënë se posedonte ilegalisht një armë.

Në njoftimin e PK-së thuhet se i dyshuari E.B i lindur në vitin 1990, deklaroi në polici se kishte një mosmarrëveshje me dy persona të njohur rreth një obligimi në të holla.

I njëjti ishte në posedim të armës ilegale të llojit Pistoletë, zoraki M706-B, e cila armë me tre fishek u sekuestruan nga stacioni policor në Suharekë.

Pas deklarimit policia e informoj prokurorin e shtetit i cili lëshoj aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here